Transmetuar më 15-11-2018, 21:31

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap duke shitur drogë në një zonë të populluar.

Ai është 18-vjeçari me inicialet O.D teksa u ndalua nga karabinierët në Compagnia della Spezia.

Kanë qenë raportimet e banorëve që çuan në arrestimin e të riut, pasi ata kishin vënë re lëvizjet e dyshimta të tij.

Ai u arrestua me 30 gram hashash të ndarë në katër porcione.

Kërkimi në shtëpi, ka bërë të mundur zbulimin e një sasie më të madhe. Karabinierët gjetën dy pako kanabis me nga 1 kg secila dhe pjesë të tjera më të vogla.

Në banesë u gjetën edhe peshore elektronike dhe 1 200 euro para të gatshme të përfituara nga aktiviteti i dyqanit të drogës. /k.k/noa.al/