Transmetuar më 15-11-2018, 18:54

Në fillim të këtij muaji, Anjeza Shahini dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja për disa muaj nuk ishte aktive në ‘Instagram’, sepse duhej të kujdesej që gjithçka të ecte mirë në fillimet e shtatzënisë.

Megjithatë sapo zbuloi lajmin për të gjithë ndjekësit e saj, Anjeza pothuajse çdo ditë publikon diçka nga jeta e saj e përditshme.

Por, shtatzënia si një proces i ri në jetën e një femre, vjen edhe me një mori ndryshimesh, nga ato hormonale deri tek ato trupore.

E nëse ka diçka që nuk ndryshon në këtë periudhë të ëmbël, ato janë zakonet e vjetra, përpara të qenit shtatzënë.

E tillë është kafeja! Një kënaqësi që këngëtarja duket se nuk po ia privon vetes, as tani që është shtatzënë!/b.l/noa.al/