Transmetuar më 15-11-2018, 18:32

Kina nuk ndalet dhe ka krijuar Diellin artificial, pas suksesit për ta bërë një gjë të tillë me Hënën.

Pak ditë më parë, një grup shkencëtarësh në Institutin e Kërkimeve, Shkencës dhe Teknologjisë Chengdu, realizuan një Hënë artificial.

Ajo thuhet se së shpejti do të mund të zëvendësojë dritat e rrugëve në Kinë.

Por nuk u mjaftuan me kaq pasi kërkuesit në institutet e Shkencave Fizike, me sa duket kanë zhvilluar një imitues të diellit të bazuar në Tokë, i aftë për të prodhuar një temperaturë prej 100 milionë gradë Celsius.

Duhet të theksohet se temperatura reale në koren e diellit tonë, është vetëm 15 milionë gradë Celsius i nxehtë.

Ekspertët besojnë se dielli artificial i sapoformuar i Kinës së shpejti do të mund të jetë një burim i lirë dhe i pastër i energjisë, duke përdorur një përzierje bërthamore.

100 milionë gradë Celsius është shpallur të jetë temperatura minimale e nevojshme për të shkaktuar shkrirje vetë-mbështetëse bërthamore në Tokë.