Transmetuar më 15-11-2018, 17:44

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se “do të ketë fakte me zë dhe me figurë, se si drejtues të PS kanë tjetërsuar dhe kanë blerë votat”, në zgjedhjet e vitit 2017.

Deklarata e kryetares së LSI-së u bë pasditen e kësaj të enjteje, gjatë një takimi me strukturat në Dibër.

“Parlamenti s’ka më asnjë vlerë, shqiptarët ndihen çdo ditë të frutuar, çdo ditë të lodhur. Njeriu që ja pin gjakun më shumë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i rilindjes”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore.

“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve.

Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi shprehu edhe mbështetje për kauzën e protestës së banorëve të Unazës së Re në ktyeqytet./b.l/noa.al/