Transmetuar më 15-11-2018, 11:58

Vijojnë pushimet e shkurtra të futbollistit Cristiano Ronaldo në Londër.

Gjatë mbrëmjes së të martës përveçse mori pjesë në spektaklin e baletit “La Bayadere”, në Royal Opera House, CR7 i lejoi vetes një darkë ekskluzive në ‘Zela Ibiza’ në perëndim të kryeqytetit anglez.

Këtë gjë e kanë dokumentuar me fotografi si Ronaldo edhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, teksa kanë postuar në Instagram, një fotografi në hyrje të lokalit me djalin e madh të futbollistit Cristiano Junior.

“Me që ra fjala për mbrëmë, darkë fantastike tek Zela London”, shkroi Ronaldo këtë të mërkurë, i cili është një nga financuesit e lokalit bashkë me tenistin Rafa Nadal dhe këngëtarin Enrique Iglesias.

Ndërkohë kampioni portugez qëndroi në një dhomë hoteli prej 9 mijë euro nata dhe ka shpenzuar plotë 31 mijë euro, për dy shishe verë ‘Scott’s’, në një restorant ekskluziv.

Gjithçka për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tij dhe Georgina, Alana Martina. /a.y/noa.al