Transmetuar më 15-11-2018, 11:26
Foto ilustruese

Ditën e sotme u shty sërish konkursi për gradën “Komisar” në radhët e policisë, por këtë herë pa afat.

Ishte drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ai që anuloi ditën e sotme përsëritjen e provimit, për herë të dytë pasi konkursi i 7 nëntorit u shpall i pavlefshëm, për shkak se u konstatua se ishte kopjuar në masë dhe se përgjigjet kishin dalë më parë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar thotë se “Horrlliqet e anulimit të një provimi. Denoncohet Geron Veliu: Anuloi provimin e komisarëve se nuk fituan narkomilitantët!”

Mesazhi i publikuar nga Berisha

“Skandal! E vërteta e testimit që anuloi drejtori politikan i Policisë së Shtetit… sot u dha urdhër i paligjshëm nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu me qëllim kualifikimin e militantëve të vetë për ti graduar në Policinë e Shtetit.

E vërteta është që gjatë provimit nuk kishte kopje por nuk fituan ata që donte vetë drejtori dhe ministri. Ai nxitoi për të dalë si partizan dhe e anuloi provimin me pretekstin se gjasme është kopjuar por nuk ka ndëshkuar asnjë nga ata që mbikëqyrnin provimin. Lind pyetja… ku u bazua ky vendim kur nuk kishte asnjë rast të kapur me kopje? Si ka mundësi që u kopjua kur testimi u kontrollua nga SHKB dhe standardet PAMECA si dhe shumë faktorë të tjerë të drejtorisë së përgjithshme, dhe kush e ka fajin për këtë? Për ata që pretendojnë që u shit teza… si u shit teza kur ajo u formulua nga ora 4.00 deri ne 8.00 të ditës së provimit dhe provimi filloi në orën 9.00? Po të fitonin listat e atyre që nuk kanë fituar do vëreni miqtë e atyre në pushtet dhe ata të cilët me të vërtetë përpiqen dhe studiojnë, pretendohet se kanë kopjuar vetëm sepse nuk fituan ata të cilët ishin planifikuar që para provimit se do të fitonin.

Kjo është padrejtësi. Ky është skandal!!!! Ju lutem të interesoheni të investigoni dhe të nxirrni të vërtetën që këta që janë në pushtet duan ta fshehin. Bëni diçka”.

Në datën 7 nëntor rreth 400 punonjës policie në ambientet e Akademisë se Policisë konkurruan për gradën “Komisar” ku iu nënshtruan një testi quiz me alternativa.

Nga kontrolli i testit rezultoi se 177 kandidatë kishin marrë më shumë se 70 pikë dhe u shpallën fitues.

Drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu e shpalli ketë konkurrim te pavlefshëm pasi rezultoi se teza e zgjidhur e testit ishte vjedhur dhe ishte marrë nga aplikantët para nisjes së konkurrimit.

Sakaq Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për komisionin që monitoroi provimin, i cili kryesohej nga Aida Hajnaj. /a.y/noa.al

Ardi Veliu shtyn pa afat konkursin për gradën “Komisar”, u kopjua në masë

Konkurruan për gradën ‘Komisar’, Ardi Veliu anulon testin: Kopjuan