Transmetuar më 15-11-2018, 10:45

Nuk janë të paktë personat që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse jo të gjithë munden.

Por ambasada e SHBA në Tiranë, ka një thirrje të rëndësishme, për gjithë ata që e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Të studiosh në SHBA është një mundësi e shkëlqyer, por ju nuk mund të punoni në Shtetet e Bashkuara për të financuar arsimimin tuaj. Education USA”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Shqipëria është vendi i duhur ku mund të hartoni një plan për të paguar shkollimin në Shtetet e Bashkuara.

“Ju duhet të keni kursime, një sponsor ose ndihmë financiare/ bursë për të paguar për arsimimin tuaj”, deklarohet në vijim.

Po ashtu ftohen që gjithë personat që kanë pyetje ti drejtohen ambasadës. /a.y/noa.al