Transmetuar më 15-11-2018, 10:09

Ardhja e saj në jetë i zbukuroi jetën asaj dhe tashmë që e vogla po rritet, është rikthyer në mënyrë aktive edhe në muzikë.

Këngëtarja Miriam Cani ka ndarë mëngjesin e sotëm disa momente të ëmbla, me të bijën.

“Shkëmbejmë pak dashuri para kopshtit❤.Mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan Miriami.

Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015, ndërkohë që po shkon 3 vjeçe.

Ardhja e saj në jetë e ka plotësuar edhe më shumë raportin mes çiftit, ndërkohë që herë pas here si Alban Skënderaj edhe Miriami, nuk kursejnë të ndajnë për ndjekësit e tyre momente me të bijën. /a.y/noa.al