Transmetuar më 15-11-2018, 08:41

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri reagon lidhur me protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Teksa publikon pamje nga Unaza e Madhe, ministri thotë se segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli për Tiranën e së ardhmes.

“Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale”, shkruan Gjiknuri.

Sakaq ditën e sotme mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku do të diskutohet edhe shembja e objekteve që preken nga Unaza e Madhe.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro 15 ditësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës.

Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se banorët që i kanë shtëpitë pa dokumente do marrin 3 vjet qira, ndërsa kush i ka godinat me letra do i marrë lekët e dëmshpërblimit kokërr më kokërr. /a.y/noa.al