Transmetuar më 15-11-2018, 07:44

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shigjetua ashpër, pas deklaratës lidhur me banorët e Unazës së Re, të cilët protestojnë kundër prishjes së objekteve që kap projekti i Unazës së Madhe.

Por në një dalje për mediat, ku u premtoi banorëve pa dokumente tre vjet qera dhe atyre me letra dëmshpërblim, Veliaj përdori termin “shpellarë”.

Kjo bëri që ai të “kryqëzohet” në rrjetet sociale, duke e cilësuar si gjuhë fyese prej tij, gjë që solli në reagimin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili sqaroi se këtë term e kishte për deputetët e Partisë Demokratike.

Edhe ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka reaguar indirekt ndaj Veliaj, me anë të një fotografie.

Në të shkruhet, “Po ti mer kopil kur u bone Tironas?” /a.y/noa.al