Transmetuar më 14-11-2018, 21:29

E karikoni telefonin por nuk mban shumë karikim? I ulni dritën por as ajo nuk funksionon plotësisht? Zgjidhja erdhi.

Gjatë një takimi të zhvilluar pak ditë më parë në Kaliforni, "Android Dev", kompania që ka prodhuar aplikacionin e shumicës së aparateve të teknologjisë së mençur zbuloi se si ngjyrat e përdorura në disa aplikacione mund të ndikojë drejtpërdrejt në baterinë e pajisjes suaj.

Sipas tyre, përdorimi i modalitetit të errët në disa aplikacione mund të jetë një alternativë e mirë, megjithatë, siç e kanë bërë të qartë inxhinierët, ky lloj i kursimit është i mundur vetëm në ekranet AMOLED, jo në ato LCD.

Arsyeja është se teknologjia AMOLED përdor dioda që lëshojnë dritë dhe pothuajse nuk harxhon aspak energji kur shfaqet ngjyra e zezë.

Në anën tjetër, LCD ka një shtresë që ndriçon kristale të lëngshme edhe kur modaliteti i telefonit tuaj është i errët.

Nga ana tjetër, e bardha është ngjyra që konsumon më shumë energji dhe për fat të keq është ngjyra që përdoret më së shumti në faqet e telefonave të mençur.

Për ta provuar diçka të tillë asistuan drejtuesit e Google, Chris Banes dhe Alan Viverette. Ata morën si provë telefonin pixel dhe një iPhone 7.  Te i pari, duke përdorur modalitetin e errët, ajo mund të arrijë një kursim deri në 63% të bateri.

Në rastin e iPhone, i cili ka një ekran LCD, niveli i konsumit nuk ka vërejtur asnjë ndryshim (modelet më të fundit nga Apple kanë ekrane me teknologji AMOLED).