Transmetuar më 14-11-2018, 19:59

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar sot se Ushtria greke nuk i njeh kufijtë e Shqipërisë.

Gjatë një interviste për radion News 24/7 në Greqi, ish-kryediplomati Nikos Kocias tha se “Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri”.

“Le të mos jemi të çorientuar. Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri. Ushtria duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve.

Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut”, tha Kotzias, i dorëhequr pak ditë më parë nga posti i ministrit të Jashtëm.

Ish MPJ grek u pyet edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vrasjen e Kostandin Kaçifas, ku tha se dy vendet duhet të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se problemi i Greqisë është në lindje. /k.k/noa.al/

Ο Νίκος Κοτζιάς στα