Transmetuar më 14-11-2018, 18:35

Një e mitur është rrahur shumë keq, aq sa mjekët konstatuan se ajo nuk ka gjasa që të ketë fëmijë në të ardhmen.

Liza, një vajzë vetëm 14-vjeçare ruse nga qyteti i Mineralnye Vody, në rajonin jug-perëndimor të Stavropol Krai, është joshur nga mashtrimi i një djali që ajo e donte.

Tundimi nisi pasi djaloshi i kishte nisur një mesazh ku i thoshte dhe vendin e takimit.

Por aty, në vend të një momenti romantik, ajo gjeti pesë vajza, shoqe shkolle, që e sulmuan brutalisht, siç shikoni dhe pamjet.

Një torturë e cila zgjati tre orë dhe u xhirua me një smartphone nga një prej torturueseve të saj.

Liza u godit me grushte në kokë, bark, dhe në pjesë intime.

Dhuna nis me një nga vajzat që godet viktimën në kokë, para se ta rrëzojë në tokë dhe duke vazhduar ta godasë dhunshëm në pjesën e pasme dhe bark.

Një anëtare tjetër e bandës hidhet mbi kokën e 14-vjeçares, duke e goditur në asfalt.

Vajza rrihet për minuta të tëra, derisa një djalë (ndoshta ai që ishte i dashuri i pritshëm) e tërheq duke e larguar nga femrat e dhunshme.

Pas rrahjes, e reja shkoi në urgjencën spitalore, ku trishtimi u shtua me lajmin e hidhur të mjekëve që e njoftuan se nuk mund të sillte fëmijë në jetë.

"Liza është marrë në kujdes intensiv, por ajo pësoi lëndime të rënda të organeve të brendshme, duke e penguar që të bëhet nënë", – pohuan mjekët. /b.l/noa.al/

he girl, called Liza, had been lured to a deserted spot in the town of Mineralnye Vody in Russia's south-western Stavropol Krai region, where five girls ambushed her

After a three-hour ordeal, the bullies forced her to apologise and she was let go

Viene picchiata violentemente da 5 coetanee, 14enne non potrà avere figli