Transmetuar më 14-11-2018, 18:14

Një grua e re nga Amerika, Kari Cummins 35 vjeçe nuk e kishte çuar kurrë ndërmend se ekspozimi i tepruar në diell dhe seancat e herëpashershme të solarit do të shndërroheshin në makthin më të keq të jetës së saj.

E rritur pranë një liqeni, për të ishte shumë normale të merrte rreze që nga mëngjesi në mbërëmje, por pa përdor krem mbrojtës. Një zakon i keq të cilin do ta ndiqte deri në një moshë të vonë, derisa zbuloi se gropëza e zezë që kishte në mjekër ishte një formë e avancuar e kancerit të lëkurës.

Fillimisht Cummins mendoi se bëhej fjalë për një grumbull papastërtish të depozituara në pjesën e brendshme të lëkurës, e cila çuditërisht rritej çdo ditë dhe nuk zhdukej.

Kështu ajo iu drejtua një mjeku specialist, i cili e diagnostikoi me carcinoma të qelizave të lëkurës, një lloj kanceri i lëkurës shumë agresiv. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që ky lloj kanceri të hiqej në kohë, pa përhapur metastaza të tjera vdekjeprurëse./b.l/noa.al/