Transmetuar më 14-11-2018, 15:55

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli thyhen heshtjen herë pas here duke u bërë pjesë e diskutimeve në distancë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Topalli theksoi se opozita duhet të jetë në Kuvend për të diskutuar mbi buxhetin për koncensionet, apo për rritjen e pagave. Po ashtu demokratja ka ‘thumbuar’ PD-në, në lidhje me politikën që po ndjek kjo e fundit, që as nuk shkon në Kuvend dhe as nuk djeg mandatet.

“Qeveria aktuale ka shurdhuar ndaj thirrjeve të FMN dhe Bankës Botërore për të bërë kujdes me koncesionet, si një rrisk i madh i destabilizimit të vendit. Prej disa ditësh media të ndryshme kanë lëshuar alarmin për miliarda euro të tjera të parashikuara në buxhetin e shtetit për Koncesionarët dhe oligarkët e vendit. Buxheti i dorëzuat para disa javësh në Kuvend, në fakt po e çon vendin drejt destabilizimit financiar.

Nëse ka një arsye të madhe e të vetme për të cilën opozita duhet të jetë në Parlament është momenti ku diskutohet për lekët e qytetarëve, e për t’ i dal zot atyre; për të folur në emër të tyre e vuajtjes së tyre, për të ngritur zërin për papunesinë.

Dhe pasdite pastaj për të shkuar gjithë Partia më i dal zot atyre, që po i shkatërrojnë shtëpitë pa i siguru një çati për të jetuar. Unë nuk e di ca bën kjo, që demek quhet opozitë, as nuk shkon në parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhëtimet jashtë shteti me“ kundërshtarët”, shprehet Topalli.

Më tej ajo shprehet se opozita thotë se do mbroj qytetarët që do i prishin shtepitë, por në fakt sipas saj ata i ka lënë në baltë njëlloj si la në baltë kuksianët, që u ngritën kundër taksës së Rrugës Kombit.

“Sa për adet i çon 2-3 deputetë që askush nuk i njeh dhe si Pilati lan duart. Siç ka bërë në fakt përherë e për çdo gjë . Flet në parim për oligarkë, por ndërkohë këta të fundit financojnë arkën e kunatit, siç tregon media”, shkruan Topalli.

Ish- kryeparlamentarja shprehet se “Nëse Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që mbushi vendin me drogë, LB do mbahet mend si njeriu që shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptarë që të ikin, sepse nuk shohin alternative as shpresë. Nuk shohin alternativë se ata janë bashkë. Dhe njëlloj e quajnë politikën jo mision siç duhet të jetë, por lojë shahu.

Vendin e kanë marrë peng 4 vetë. Këta 4 shahistët, që nuk kanë luajtur kurrë shah, tani po luajnë mbi dhimbjet e varren e një populli. Këta duhen hedhur në kanal”, mbyll Topalli reagimin e saj./b.l/noa.al/