Transmetuar më 14-11-2018, 15:42

Gjatë vitit të parë të jetës është shumë e këshillueshme që fëmija të ushqehet me qumësht gjiri, edhe pse mjekët këshillojnë të filloni me shtesa ushqimore sidomos pas muajit të 6-të. Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është që sistemi tretës i fëmijës është akoma i pazhvilluar nuk mund t’i përpunojë disa lloje të caktuara ushqyesish e substancash. Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet t’i jepni kurrsesi fëmijës pa mbushur 1 vjeç:

1.Disa lloje perimesh: Nuk ka rëndësi nëse janë të gatuara ose të bëra pure, disa perime si, panxhari dhe spinaqi kanë nivele shumë të larta nitrati që trupi i fëmijës nuk mund t’i përpunojë. Fëmijët nën moshën 1 vjeç nuk kanë acide aq të forta të stomakut sa të munden të shpërbëjnë nitratet, të cilat pengojnë aftësinë e gjakut për të transportuar oksigjen. Kjo mund të çojë në ulje të ndjeshme të nivelit të oksigjenit, e njohur si Sindroma Blue Baby.

2.Frutat e pyllit dhe agrumet: Luleshtrydhet, boronicat, mjedra dhe manaferrat përmbajnë një proteinë të cilën fëmijët e vegjël e kanë të vështirë ta tresin. Agrumet si portokalli, kanë aciditet shumë të lartë dhe mund të shkaktojnë dhembje stomaku dhe puçrra në zonën e pelenës, në shpinë, madje edhe në fytyrën e fëmijës. Për këtë arsye është më mirë të prisni që fëmija të mbushë një vjeç para se ta ushqeni me të tilla ushqime.

3.Frutat e thata: Frutat e thata duhet të shmangen gjatë vitit të parë të fëmijës për disa arsye: jo vetëm që shkaktojnë alergji, por janë edhe shkaktare të shumë mbytjeve dhe vdekjeve. Rrugët e frymëmarrjes të një 1-vjeçari janë akoma të pazhvilluara sa edhe një farë e vogël luledielli mund të ngecë në fyt shumë lehtësisht. Sipas një studimi, farat e lules së diellit, janë shkaktare të shumë mbytjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç.