Transmetuar më 14-11-2018, 15:13

Mijëra banorë të Kalifornisë u zhvendosën për shkak të zjarreve. Dhe të martën, Lady Gaga dërgoi pica dhe kafe në një nga qendrat e shumta të evakuimit të Kryqit të Kuq në Los Anxhelos.

Për tu bërë më atraktive, Lady Gaga vendosi që t’i shpërndajë vetë picat për të pranishmit.

“Sot është dita ime e preferuar e vitit, është Dita e Dashurisë Botërore. Unë ju inkurajoj juve që të bëni një akt human”, është shprehur këngëtarja 32-vjeçare në Instagram.

Gaga u detyrua të evakuojë shtëpinë e saj Malibu të premten, kur zjarri u përhap përgjatë bregut të Kalifornisë.

Autoritetet në Kaliforni vazhdojnë kërkimet për më shumë se 200 njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërsa zjarre të fuqishëm kanë përfshirë pjesën veriore dhe jugore të shtetit. Numri i të vdekurve ka arritur në 42.

Sipas korrespondentit të Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan, më shumë se 220 mijë persona janë detyruar të zhvendosen si pasojë e zjarrit që ka shndërruar në hi me mijëra shtëpi e biznese./b.l/noa.al/