Transmetuar më 14-11-2018, 14:36

Gjen rastësisht 1.2 kilogramë kokainë dhe bën atë që nuk ua merr mendja. Një vajzë 32-vjeçare me emrin Clare Tague, në Manchester, në Angli, fshehu rreth një kilogramë kokainë me vlerë 276 mijë euro, në dhomën e saj të gjumit, pasi e gjeti në rrugë duke shëtitur.

Në vështirësi ekonomike, për shkak të disa borxheve, ajo tentoi që ta shpërndante, duke e ndarë brenda kutive të vezëve kinder.

Por disa sinjalizime ngjallën dyshime te autoritetet, të cilat bën kontroll në apartamentin e saj, duke gjetur lëndën narkotike, por edhe listën e klientëve. Clare u arrestua nën akuzën e shpërndarjes së drogës, dhe këtë të hënë u dënua me 6 vite burg.

Pas vdekjes së babait, 32-vjeçarja kishte zhvilluar një varësi ndaj lojërave të fatit, duke bërë që të grumbullojë shumë borxhe. Në momentin që gjeti drogën disa muaj më parë, mendoi se mund të zgjidhte shumë probleme, duke nisur ta shpërndajë, shkruan noa.al.

Autoritetet i besuan teorisë së saj se nuk ishte profesioniste, shtojnë se, “Ndonëse bazuar edhe në hetime nuk besojmë se Tagur është shpërndarëse profesioniste, rezulton e përfshirë qartë në shpërndarje droge dhe ka përfituar nga ky aktivitet. /a.y/noa.al