Transmetuar më 14-11-2018, 12:11

Frymëmarrja dhe kujtesa janë të lidhur ngushtë, aq sa ka diferencë të madhe sa i takon kujtimeve tona, në rast të frymëmarrjes me hundë dhe asaj me gojë.

Një ekip amerikan i Northwestern University, ka arritur në përfundimin se marrja frymë me hundë, forcon më shumë memorien tonë.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën shkencore “Journal of Neuroscience”, ku thuhet se gjatë studimit u monitorua shpeshtia e frymëmarrjes me emocionet.

U zbulua se ritmi i frymëmarrjes modifikon aktivitetin e disa zonave të trurit, si amigdala dhe hipotalamusi, duke ndikuar në kujtesë dhe frikë.

Studiuesit iu kërkuan pjesëmarrësve që të nuhasnin 12 aroma të ndryshme, dhe më tej duhet të merrnin frymë edhe me hundë edhe me gojë.

Më pas iu dhanë edhe 12 aroma të tjera për të nuhatur, ku ju kërkua nëse mes tyre kishte aroma nga to të parat. Rezultati tregoi se kur pjesëmarrësit kishin nuhatur vetëm me hundë në momentin e parë, arrinin që ti kujtonin më mirë aromat, në raport me momentin kur kishin nuhatur edhe me hundë edhe me gojë. /a.y/noa.al