Transmetuar më 14-11-2018, 10:32

Ajo është një prej moderatoreve më simpatike të ekranit, për shkak të natyrës së saj.

Por Roza Lati, më në fund ka vendosur të flasë hapur sa i takon jetës së saj private.

Ajo ka pohuar se është në një lidhje duke e përkufizuar këtë periudhë të jetës së saj “me diell”.

“Është dikush, është një shpatull ku mbështes kokën, ky djalë është i qetë. Është binjakët si unë po s’ka lidhje me mua”, tha Roza.

Teksa ishte sot e ftuar në “Ditë e re”, moderatorja nuk u kursye të flasë rreth lidhjes së saj, duke thënë se njeriu ka nevojë të ketë dikë pranë.

Ndërkohë pak kohë më parë ajo publikoi në rrjetet sociale një fotografi teksa puthej me një djalë, ku shkruante, “Në djall çfarë thonë”. /a.y/noa.al