Transmetuar më 14-11-2018, 08:44

Një grabitje e bujshme ka ndodhur në një nga qendrat tregtare më të frekuentuara të Londrës.

Bëhet fjalë për qendrën “Selfridges”, ku disa banditë me makinë, thyen vitrinat e dyqanit të “Oxford Street”.

Grabitja ndodhi gjatë kësaj të marte, ku katër persona u filmuan nga kamerat e sigurisë, teksa largoheshin me një makinë të bardhë tip “Golf”.

Gjatë grabitjes fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.

Mësohet se hajdutët kanë marrë gjatë grabitjes një sërë çantash luksoze me çmim të kripur.

Ndërkohë policia ka bërë apel për ndihmë, ndaj kujtdo që ka informacion për të dyshuarit. /a.y/noa.al