Transmetuar më 14-11-2018, 08:22

Ajo ndodhet në burg për vrasjen e prindërve të saj, të cilët u vranë nga i dashuri, që vetë ajo e kishte futur në shtëpinë e tyre në Ancona të Italisë, për tu arratisur më tej me të.

Nuk e ka pranuar kurrë fajësinë e saj dhe as dënimin prej 16 vitesh burg.

Por tashmë Martina Giacconi, e cila në kohën e ngjarjes ishte 15 vjeçe, ka trashëguar shtëpinë ku jetonin nëna dhe babai, pasi familjarët e tjerë i besojnë dhe heqin dorë nga gjithçka për të.

Kanë kaluar tre vite nga krimi i kryer më 7 nëntor 2015, i kryer nga 18-vjeçari Antonio Tagliata, i cili vrau Roberta Pierini dhe Fabio Giacconi, me të shtëna pistolete.

Por këtë të hënë gjykata e të miturve, i kaloi formalisht shtëpinë vajzës, shkruan noa.al.

Kësisoj Martina do të bëhet zyrtarisht pronarja e shtëpisë, ku prindërit e saj mbetën të vrarë, për shkak se kundërshtonin lidhjen mes saj dhe atij djali që nuk studionte dhe as punonte. Por familjarët janë të gjithë në krahë të vajzës.

Gjyshi nga i ati, Sergio Giacconi, betohet se “Martina është e pafajshme” dhe për këtë arsye asnjë nga familjarët nuk është larguar prej saj. /a.y/noa.al