Transmetuar më 14-11-2018, 07:43

Martesa e tyre është një nga më të komentuarat, për shkak të diferencës së madhe në moshë.

Por këngëtarja Adelina Tahiri duket e lumtur me të shoqin dhe djalin e tyre të vogël.

Ndërsa shpesh e ka fshehur pamjen e tij së fundmi Adelina ka nisur të bëjë lëshime.

Ka qenë Ermal Mamaqi ai që ka zbuluar publikisht një fotografi hapur të çiftit, teksa kanë qenë duke darkuar.

“Dolëm me Adelina Tahirin për një darkë me burrat… Së shpejti në Xing me Ermalin”, shkruan moderatori.

Kujtojmë se Adelina u bë nënë për herë të parë më 27 gusht, ku solli në jetë të birin Jon.

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al