Transmetuar më 14-11-2018, 07:29

Rreth 20 persona janë shoqëruar në polici, pas protestës së pasdites së djeshme, e martë, nga banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Gjithçka pasi gjatë protestës, ata dolën në rrugë dhe dogjën goma makinash, flamurin e Rilindjes, duke çuar në bllokimin e qarkullimit.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro dhjetë ditësh dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Gjithashtu ata vijojnë të kërkojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dy anët e rrugës.

Nga vlerësimi i bërë në terren janë 317 objekte që preken, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi.

Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj tha se banorët që i kanë shtëpitë pa dokumente do marrin 3 vjet qera, ndërsa kush i ka godinat me letra do i marrë lekët e dëmshpërblimit kokërr më kokërr. /a.y/noa.al

Banorët te “Astiri” mbyllin protestën, deklarojnë se nuk tërhiqen