Transmetuar më 13-11-2018, 21:46

Zanfina Ismaili prej disa kohësh është tërhequr nga muzika, por kohët e fundit ajo ka qenë e pranishme në disa emisione, ku ka folur për jetën e saj tani që kur është shkëputur nga skena.

Po ashtu, para pak ditësh, këngëtarja është rrëfyer për lidhjen 11-vjeçare me Faton Shoshin dhe për arsyet e ndarjes.

Zanfina

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emsionin “Tour de Cool”, ku për herë të parë ka folur për sëmundjen nga e cila vuan dhe vështirësitë që ka kaluar për shkak të saj.

Ajo vuan nga sëmundja e skoliozës dhe për shumë vite mjekët në Kosovë nuk arrinin ta përcaktonin se çfarë kishte shkruan Class.

“Kur isha e vogël, 10 vjeç besoj, kisha probleme me kockat në pjesën e kofshëve. Mjekët nuk e dinin se çfarë kisha, pasi në atë kohë nuk njihej sëmundja e skoliozës. Shtylla ime kurrioze është paksa e shtrembër. Mamaja ime nuk ka lënë mjek pa më çuar.

Kujtoj që dhimbjet ishin të tmerrshme dhe u detyrova që të mos shkoja në shkollë për 3 muaj. E kam zbuluar se çfarë kisha 7 ose 8 vite më parë”, është shprehur Zanfina. Ajo ka treguar se ende ka dhimbje në pjesën e shpinës, por e kalon me terapi.