Transmetuar më 13-11-2018, 20:47

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet të të njohura në mediat rozë në Shqipëri.

Ata së fundmi janë bekuar me një vajzë dhe Xhensila është tërhequr disi nga projektet e saj.

Së fundmi ka qarkulluar një lajm sikur çifti kishte pësuar aksident.

Këtë lajm e ka përgënjeshtruar aktori i humorit, Besard Kallaku duke e konsideruar turp dhe injorancë.

“Gjithçka ka një limit, deri ktu jo, nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. Lavdi Zotit jemi mirë vetë dhe s’ka ndodhur asgjë, por po na le zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexu këto idiotsira që përhapen pa filtra”, shkruan Besi në reagimin e tij./a.k/noa.al/