Transmetuar më 13-11-2018, 19:43

Kalifornia kaloi një situatë tragjike si pasojë e zjarreve të cilat lanë pas dhjetëra persona të vdekur.

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje edhe dëmeve të florës dhe faunës.

Mijëra kafshë janë zhdukur, ndërsa pas kanë mbetur trupat e tyre të përcëlluar.

Megjithëse ndikimi ka qenë i madh në njerëz, zjarri ka qenë shkatërrues edhe për kafshët.

Imazhet zemërthyese e tregojnë një mace dhe lepur të djegur plotësisht, dhe janë filmuar ashtu si kanë qenë në momentin që u përpinë nga flakët.

Një pamje tjetër tregon se si një qen ka pësuar lëndime serioze në sy, për shkak të zjarrit.

Ndërsa një lepur tjetër, shihet me veshët, sytë dhe hundën e djegur. /k.k/noa.al/