Transmetuar më 13-11-2018, 17:15

Fryrja e barkut është një simptomë që na shfaqet të gjithëve dhe priremi të trajtojmë si një efekt anësor i të ngrënit shumë. Intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme , çrregullimi i niveleve të baktereve të mira dhe atyre të këqija, inflamacioni i sistemit imunitar, intoleranca e glutenit etj mund të çojnë në grumbullimin e gazrave në stomak e ky problem të shndërrohet në kronik.

Vitamina që rekomandohet të merret në kësi rastesh përfshin kompleksin e vitaminave B.

Nëse fryrja e barkut shkaktohet nga mbajtja e fluideve në stomak vitamina B6 mund të ndihmojë me problemin tuaj. Gjendet me shumicë tek mishi i shpendëve, peshkut dhe drithrave. Marrja e B6 përmes regjimit ushqimor është mënyra më e mirë natyrale për të trajtuar problemet e stomakut,

Vitamina B1, është esenciale për shpërbërjen e karbohidrateve në trup. Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e ATP një enzime që ndihmon në tretjen e ushqimit.  Kjo vitaminë përshpejton këtë proces dhe punon për neutralizimin e gazit dhe fryrjen e barkut .

Mungesa e vitaminës B12 lidhet gjithashtu me inflamimin e stomakut. Inflamacioni i stomakut që shkaktohet nga mungesa e B12 mund të çojë në prishjen e balancës së baktereve, duke shkaktuar fryrje, gazra dhe dispepsi. Burime të shkëlqyera të vitaminës B12 janë ushqimet e detit, qumështi, djathi, vezët, mishi i pulës e viçit.