Transmetuar më 13-11-2018, 15:22

Sot është vështirë të gjesh një person që nuk posedon telefon. Dhe numri i përdoruesve të telefonave në mbarë botën sa shkon e rritet.

I marrim me vete kudo, madje edhe në dush dhe në shtrat. Megjithatë, mbajtja e telefonit tuaj në disa vende mund të jetë e rrezikshme për pajisjen si dhe për shëndetin tuaj.

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse janë disa vende ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin.

Në shtrat, afër jastëkut- Do të zgjoheni keq dhe për më tepër do të ndjeni dhimbje koke për shkak të rrezeve të dëmshme.

Afër lëkurës së fytyrës- Do të dëmtoni lëkurën, pasi bakteret në telefon transmetohen menjëherë.

Afër të vegjëlve- Ndonjëherë janë mjeti i duhur i shpërqendrimit për ta, por dëmi që shkakton në trupin e tyre është shumë më i madh. Rrezatimet e telefonit janë të dëmshme.

Sytjena- Në mjekësi, ende nuk ka konsensus rreth faktit nëse rrezatimi i telefonit celular shkakton kancer. Por sipas disa shkencëtarëve, telefoni në sytjena rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Pra, është më mirë të evitohet ky vend.

Në bel- Sipas hulumtimeve, mbajtja e telefonit tuaj afër kofshëve dobëson eshtrat e belit. Pra, kujdesuni për eshtërat tuaja dhe vendosni pajisjen në një çantë./b.l/noa.al/