Transmetuar më 13-11-2018, 14:19

Një incident me pullë të kuqe pas ndeshjes mes ekipeve italiane të futbollit, Milan-Juventus.

Futbollisti i Milanit, Raoul Bellanova, bëri një fotografi me Cristiano Ronaldo.

Ata u shfaqën të buzëqeshur në dhomën e zhveshjes së Juventus, ndërkohë që CR7 tregoi barkun e tonifikuar.

Por në sfond u shfaq futbollisti i Juventus, Giorgio Chiellini, as më shumë dhe as më pak, por krejt i zhveshur.

Kjo fotografi e tij u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë komente të shumta.

Kështu që fotografia me Ronaldon, iu prish Bellanovës, nga një “mik” i padëshiruar. /a.y/noa.al