Transmetuar më 13-11-2018, 13:14

Thuhet se për Krishtlindje të gjithë janë të mirë, por mbretëresha Elizabeth e Anglisë, duket se bën diferencime.

Teksa po afrojnë Krishtlindjet, sovrania duket se ka bërë një goditje të ulët për nusen e nipit të saj princit William, Kate Middleton.

Kjo për shkak të një veprimi të 92-vjeçares, gjë që ka inatosur së tepërmi Kate.

Kjo pasi mbretëresha ka ftuar Doria Ragland, nënën e Meghan Markle, që të kalojë me familjen mbretërore, festën më të pritur të vitit.

Ajo i ka dërguar një ftesë që zonja Ragland të bashkohet në rezidencën e tyre në Norfolk, që të jetë pranë së bijës, nuses së princit Harry, Meghan, e cila është shtatzënë.

Por ky veprim e ka inatosur Kate, duke qenë se familja Middleton në shtatë vite martesë me William, nuk ka marrë kurrë një ftesë të tillë nga mbretëresha. /a.y/noa.al