Transmetuar më 13-11-2018, 13:00

Banania ashtu siç shumë e donë është një frut që ofron ndjesinë e ngopjes. Kjo ndodh për shkak se është e përbërë nga karbohidrate.

Këto sheqerna asimilohen me shpejtësi nga organizmi duke dhuruar më shumë energji.

Megjithatë është gabim të mendohet se për shkak të kalorive që përmban, një banane mund të zëvendësojë mëngjesin.

Ky frut, bashkë me karbohidratet nuk furnizon me proteinat dhe lipoidet e rëndësishme për organizmin tonë.

Por për të mbajtur nën kontroll gliceminë, të cilën bananet rrezikojnë që ta rrisin, këshillohet që të shoqërohen me bajame, arrë, lajthi ose djathë, për efekt kundëveprues.

Studime të ndryshme kanë provuar se nëse ndiqet një regjim i rregullt ushqimor, banania nuk shkakton asnjë dëm apo shëndoshje dhe se në të kundërt, kur teprohet me ushqim, ky frut është thjeshtë shtojcë në kilogramë.

Po ashtu banania është shumë e mirë edhe për të ruajtur ekuilibrin e aparatit tretës, në sajë të përmbajtjes së pektinës, shkruan noa.al. Celuloza e bën këtë frut perfekt, për gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu që mos hiqni dorë nga ky frut, pasi sekreti i vetëm është, të mos e teproni. /a.y/noa.al