Transmetuar më 13-11-2018, 12:26

Në pamje të parë një portret familjar i realizuar, ku që nga pozicionimi dhe shprehitë e fytyrës thotë shumë.

Bëhet fjalë për një portret të familjes presidenciale shqiptare, ku shihen gjithë pjesëtarët e saj. Presidenti Ilir Meta qëndron i ulur në kolltuk, ndërsa në krahë i rrinë dy vajzat e tij Bora dhe Era.

Ndërkohë pas shpatullave ndodhet e shoqja Monika Kryemadhi me djalin Besarin.

Në këtë formë kreu i shtetit duket i plotësuar me familjen e tij, ku tashmë siç thotë populli “i ka krahët e ngrohtë”.

Kohëve të fundit Presidenti ka qenë jo pak i shigjetuar nga mazhoranca dhe më së shumti nga kreu i saj Edi Rama.

E sigurisht në momente të tilla apo në çdo moment sikleti, familja duket se është vendi ku kreu i shtetit gjen qetësi.