Transmetuar më 13-11-2018, 12:09

Për personazhet e njohur, të paturit e një pamje të kuruar, është pjesë e punës së tyre.

Kjo pasi nuk mund të tolerojnë lëshimet dhe për pasojë e gjejnë veten duke shtrënguar rripin dhe duke djersitur në palestër.

Por aktorja amerikane Jennifer Garner ka një recetë të saj për të ruajtur linjat.

Garner ka punuar me dietologen Kelly LeVeque, për tu rikthyer në formën perfekte fizike gjatë filmit “Peppermint”, duke qenë se është nënë e tre fëmijëve.

Kështu aktorja konsumonte çdo ditë një frulim të pasur me proteina prej gjalpi bajamesh, spinaq, boronicë dhe pluhur proteinash.

Të gjithë këtë përbërës griheshin në frulator deri krijohej një masë kremoze.

Por për shkak se ndihej gjithë energji, Garner vijoi edhe pas filmit që të përdorte këtë miks, duke ruajtur linjat. /a.y/noa.al