Transmetuar më 13-11-2018, 11:19

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë prej disa ditësh në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar 42 të vdekur dhe mbi 220 të zhdukur.

Por nga zjarret është shkrumbuar e gjitha edhe shtëpia e aktorit të njohur amerikan, Gerard Butler.

“Ja çfarë mbeti nga shtëpia ime në Malibu”, shkruan Butler në rrjetet sociale, teksa publikon një foto nga rrënojat e banesës.

Në fotografi shihet makina dhe shtëpia e djegur, teksa aktori thotë se situata “është shkatërruese”.

Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe shtëpi të tjera të personazheve të njohur, mes tyre edhe ato të aktorëve Orlando Bloom dhe Guillermo del Toro, të cilët janë evakuar.

“U ktheva në shtëpinë time pas evakuimit. Është një moment shkatërrues për të gjithë Californinë”, thotë Butler, ndërsa më tej falënderon shërbimin zjarrfikës për punën e bërë. /a.y/noa.al