Transmetuar më 13-11-2018, 08:10

Rashel Kolaneci spikati qysh në daljet e saj të para në ekran, për shkak të formave të saj trupore.

Ajo ka mjaft ndjekës, të cilët kuriozohen lidhur me jetën e saj private.

Por mbrëmjen e kësaj të hënë gjatë spektaklit të kërcimit “Dance with me” ku po merr pjesë, ajo u pyet nëse është në një lidhje dashurie.

Kështu ajo foli për herë të parë, duke thënë se, “Më është bërë shumë shpesh e njëjta pyetje, nuk kam folur asnjëherë, por sonte do të flas meqenëse jam në emisionin më të bukur. Dua t’i them të gjithë publikut dhe atyre që më pyesin: në momentin e parë që do të kem diçka për t’ua komunikuar, do t’ua komunikoj”.

Kësisoj Rasheli vijon të mohojë lidhjen ose duket se e ruan me fanatizëm jetën e saj private. /a.y/noa.al