Transmetuar më 13-11-2018, 08:00

Një incident simpatik u shënua këtë fundjavë në Paris, gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Një grua e moshuar 101 vjeçe, teksa po afrohej Presidenti francez Emmanuel Macron, me kancelaren gjermane Angela Merjkel, e pyeti politikanen gjermane, nëse ajo është zonja Macron.

Por kancelarja gjermane e mori situatën me sportivitet duke marrë parasysh edhe moshën e madhe të gruas.

Merkel u ndal dhe bisedoi me të moshuarën, duke i shpjeguar se ajo ishte kancelarja gjermane.

Në videon që gjeni më poshtë, mund të shikoni të gjithë situatën e krijuar.

Ndërkohë gjithçka ndodhi teksa Merkel ishte e pranishme në Francë, në kuadër të përkujtimit festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit. /a.y/noa.al