Transmetuar më 12-11-2018, 23:28

Ergys Kaçe i ka bërë të gjithë të ndihen krenar me paraqitjen e djeshme.

Mesfushori i Kombëtares realizoi një “perlë” duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 61-të të takimit përballë Olimpiakosit në derbi.

Futbollisti shqiptar mund të quhet hero gjithashtu për vetë faktin se në momentin që portieri i skuadrës së tij u përplas me një lojtar kundërshtar i bëri menjëherë shenjë stafit mjekësor që të jepte ndihmën e nevojshme.

Një gjest që ka rezultuar vendimtar pasi portierit ishte duke i ikur gjuha.

Ndërkaq më poshtë keni supergolin e shënuar nga mesfushori shqiptar.