Transmetuar më 12-11-2018, 21:13

Nuk thonë kot që qeni është besnik.

Dhe ka plot raste kur një gjë e tillë vërtëtohet pa asnjë dyshim.

Një qen besnik ka pritur për 80 ditë në një rrugë pasi pronari i tij humbi jetën. Imazhet e kafshës janë bërë virale në Kinë.

Videoja që tregon qenin në mes të rrugës në Hohhot, është parë 1.4 milionë herë në blogun popullor Sina Weibo.

Faqja e internetit të Kinës Pear Video tha se qeni është parë në rrugë çdo ditë që kur pronari i tij vdiq më 21 gusht.

Një shofer taksie tha se njerëzit përpiqen ta ndihmojnë, por qeni ikën për tu kthyer sërish në rrugë.