Transmetuar më 12-11-2018, 20:46

Aurela Gaçe është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare.

Ajo nuk njihet vetëm për vokalin e saj të fuqishëm por edhe për atmosferën dhe energjinë që përcjell kur ajo këndon.

E së fundmi ajo ka pasur një gëzim familjar.

Vajza e saj ka mbushur 7-vjeçe, dhe këngëtarja i ka bërë një urim publik, përmes rrjeteve sociale.

"Kur ti erdhe në jetë, e qara jote ishte melodia më e bukur", shkruan Aurela në fjalët e saj.

Urimi i plotë i Aurela Gaçes

“Si sot, 7 vjet me pare të mbajta në duar për herë të parë, dëgjova të qarën tënde si melodinë më të bukur që veshët ndonjëherë kishin degjuar….pak orë mbas lindjes tënde ,në shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe më vërtik hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty vërtetë . Nuk mund ta përshkruaj sakte ndjesinë, por di që jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se ti po rriteshe brenda meje. Uroj që të jem prane teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua , të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka . Edhe sot kur të mbeshtes në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar për herë të parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja të duam shumë. U rritsh e u bëfsh c’të deshiron vetëm zemra jote. Grace , hiri i Perëndise, emri yt ka kuptimin më të bukur, sepse je dhurata më e bukur.”-/a.k/noa.al/