Transmetuar më 12-11-2018, 18:37

Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim të ish-Kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Një burim i tha Noa.al se autoritetet atje janë të angazhuara në kërkimet për të, pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Ish-kreu i qeverisë së Maqedonisë duhet të kishte pranuar vendimin e gjykatës e cila e la atë në burg.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e blerjes së makinës luksoze qeveritare, me vlerë prej 600 mijë euro.

Ligji ekzistues në Maqedoni parashikon afate për t’u dorëzuar, dhe të cilat kanë përfunduar ditën e sotme.

Në disa media në gjuhën maqedonase është spekuluar mbi mundësinë e largimit të Gruevskit nga Maqedonia, por kjo nuk është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. /k.k/noa.al/