Transmetuar më 12-11-2018, 18:01

Një person në Britani ka ndërruar jetë tragjikisht pasi u kafshua nga një mace e tërbuar.

Zyrtarët në Angli thanë se ai u kafshua nga një mace tërbuar gjatë një udhëtimi në Marok.

Për këtë rast, është lëshuar një paralajmërim për qytetarët që të kenë kujdes kur udhëtojnë.

Tërbimi nuk ka qarkulluar as tek kafshët egra as tek ato shtëpiake në Britaninë e Madhe, por mes viteve 2000-2017 të paktën 5 britanikë u infektuan me sëmundjen pas ekspozimit me kafshët jashtë vendit.

Asnjë rast njerëzve të tërbuar në Britani nga kafshët nuk është raportuar që nga viti 1902. /k.k/noa.al/