Transmetuar më 12-11-2018, 15:17

Ivan Sukhov, 34 vjeç, jeton bashkë me gratë e tij në Vladimir të Rusisë. Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

Ligji rus nuk e lejon martesën me më shumë se një partner, ndaj dy prej grave i qëndrojnë të martuara me mirëkuptim të ndërsjellë.Para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë.

Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa më shumë fëmijë.

Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.

Familja jeton në një apartament 2+1, por Ivani do ta shesë e do të blejë një shtëpi private. Ai ka dhomën e tij, dhe çdo natë fton njërën prej grave për të fjetur me të.

Sipas grave, Ivani tregohet i drejtë dhe i fton të gjitha me radhë. Megjithatë, nëse ndonjëra e bezdis duke i hapur probleme, ai e ndëshkon duke mos e ftuar për një muaj.

Kohët e fundit Ivani mori dhe gruan e tretë, Madinën. Madina është Myslimane, por Ivani vetë është ortodoks.

Madina tregon se e kishte parë në televizor dhe kishte rënë në dashuri me të. Ajo kishte vendosur të bëhej gruaja e tij me çdo kusht.

Gjashtë nga fëmijët janë të Natalias, dhe tre të tjerë i ka me gruan e dytë, Anën, e cila është sërish shtatzënë me fëmijën e 10-të. Gratë thonë se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.