Transmetuar më 12-11-2018, 14:11

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot ish-futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit Edvin Murati.

Ky vlerësim u bë me titullin “Mjeshtër i Madh”, për kontributin e dhënë në sportin shqiptar.

“Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit ‘Paris-Saint-Germain’, pata kënaqësinë e veçantë t’ i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati titullin: “Mjeshtër i Madh”.

Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur, këtë investim të bukur në marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë”, shprehet Meta.