Transmetuar më 12-11-2018, 12:52

Solli në jetë një fëmijë në moshën 13-vjeçare, ndërsa gjeti vdekjen pak orë pas lindjes së vogëlushit i cili peshonte vetëm 1.3 kilogramë.

Të njëjtin fat si vajza pati edhe foshnja, i cili ndërroi jetë pak orë pasi erdhi në jetë.

Historia tragjike vjen nga Argjentina, ku siç raportojnë mediat vendase, vajza mulate, gjeti vdekjen në spitalin e Chaco, pasditen e 7 nëntorit.

Ajo kishte mbetur shtatzënë pas shumë vitesh abuzime seksuale, ndërkohë që nga hetimet rezultoi se kishte mbetur jetime nga e ëma dhe qysh në moshën 11-vjeçare, kishte shkuar për të jetuar me një djalë 17 vjeç.

Dy vite më vonë, pikërisht kur ishte 13 vjeçe mbeti shtatzënë. Ishte një teze e saj ajo që tregoi për mediat se mitura jetonte me adoleshentin prej dy vitesh dhe se ai abuzonte seksualisht me të.

Po ashtu vajza vuante nga anemia dhe i ftohti kronik dhe se gjatë shtatzënisë nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm, shkruan noa.al.

Për herë të parë ajo kishte shkuar në spital, kur ishte në javën e 27-të të shtatzënisë.

Mjekët u detyruan që ta nënshtrojnë ndaj një lindje me operacion, por situata u komplikua pas lindjes. Vogëlushi gjeti vdekjen më 6 nëntor pak orë pas lindjes, ndërsa nëna-fëmijë një ditë më vonë. Autoritetet vendase kanë nisur një hetim për të zbuluar më shumë lidhur me këtë rast. /a.y/noa.al