Transmetuar më 12-11-2018, 10:20

Një stuhi e papritur me rërë të kuqe, dhjetëra metra e lartë përfshiu një qytet të tërë.

Qyteti i White Cliffs, në Australi, thuajse u zhduk i gjithi i mbuluar nga stuhia.

Në pak çaste, qielli u bë i kuq, ndërsa banesat të padukshme, të mbuluara nga rëra e ngritur në ajër.

Një erë e fuqishme, shkaktoi stuhinë e rrallë, duke krijuar momente paniku te banorët e zonës.

Sipas mediave vendase, fatmirësisht nga stuhia e kësaj të enjteje, nuk pati pasoja në njerëz.

Ndërkohë u rrëzuan disa pemë në rrugë dhe dëme të tjera materiale. /a.y/noa.al