Transmetuar më 11-11-2018, 20:03

Milani dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për "Serinë A" italiane.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim në formë të mirë, ku Juventus nuk ka asnjë humbje në 11 javë në kampionatin italian, ndërsa Milani numëron 3 fitore radhazi së fundmi.

Ndërkaq janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Milan: Donnarumma, Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain

Juventus: Szczesny, Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Dybala, Mandzukic, Ronaldo./a.k/noa.al/