Transmetuar më 11-11-2018, 11:59

Vdiq nga embolia pulmonare por për mjeken që e vizitoi ishte vetëm stres. Michelle Roach, një grua 32-vjeçare humbi jetën, pak pasi doktoresha që e vizitoi e dërgoi në shtëpi duke i thënë se gjithçka e kishte prej stresit.

Gruaja nënë e një fëmije, ndërroi jetë një muaj pasi solli në jetë foshnjën në janar të këtij viti, pasi nisi të kishte probleme me frymëmarrjen.

“Më tha vetëm që s’mbushej me frymë, asgjë më shumë”, tha doktoresha që e vizitoi, Nuala Morton, pa dhënë më shumë detaje.

Kjo pasi mjekja mendoi se ishte stres normal pas lindjes duke e kthyer në shtëpi.

Por duket se gruaja kishte probleme më të theksuara shëndetësore dhe tashmë, bashkëshorti i saj akuzon doktoreshën se ishte shumë sipërfaqësore.

“Nëse do kishte thënë se duheshin vizita më të detajuara, sot do ishte ende në jetë”, tha ai.

Burri ka bërë padi kundër mjekes, duke e akuzuar se i vrau gruan për shkak të diagnozës së gabuar. /a.y/noa.al