Transmetuar më 11-11-2018, 11:14

Mbijetoi pesë ditë në xhungël, pasi avioni i tij i vogël u përplas në mes të pemëve.

Të shtunën e 3 nëntorit, po udhëtonte në kuotë të ulët, kur avioni u përplas me pemët.

Piloti i ri u shpëtua më 7 nëntor në Peixoto de Azevedo, në shtetin brazilian të Mato Grosso.

Maicon Semencio Esteves, 27 vjeç nga Paranà, humbi kontrollin e mjetit të tij, për shkaqe që ende kanë nevojë të sqarohen.

Sipas zjarrfikësve gjatë përplasjes pati edhe një zjarr, çka bëri që i riu të pësojë djegie në krahë, fytyrë dhe duar.

I plagosur siç ishte, piloti përdori telefonin e tij celular dhe shërbimin Gps, për tu lokalizuar.

Kështu për shkak të pamundësisë për tu larguar nga zona, për pesë ditë me radhë ai u ushqye me sasi të reduktuar me biskotat dhe ujin që kishte me veten.

Aksidenti ishte sinjalizuar edhe nga një banor i zonës, i cili po punonte tokën rreth 500 metra më larg, por që nuk arrinte të gjente avionin mes pyllit. /a.y/noa.al