Transmetuar më 10-11-2018, 16:56

Njoftimi është për shkak të një marrëveshjeje midis WhatsApp (në pronësi të Facebook) dhe Google, për të lejuar të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e ngarkuara nga aplikacioni të ruhen në Google Drive.

Lajm i keq është se nëse nuk keni kopjuar mesazhet tuaja në 12 muajt e fundit, WhatsApp do të fshijë të gjitha mesazhet tuaja të vjetra, si dhe të gjitha videot dhe fotot tuaja. Në shumë telefona celularë, mesazhet ruhen automatikisht, në mënyrë periodike.

Në një deklaratë në faqen e internetit të WhatsApp, kompania shpjegoi se “për të shmangur humbjen e këtyre të dhënave, ne ju rekomandojmë që të ruani të dhënat tuaja WhatsApp para datës 12 nëntor 2018”.

Ndryshimi do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, pasi WhatsApp tashmë ka një marrëveshje me Apple kështu që përdoruesit e iPhone mund t’i ruajnë të dhënat e tyre në cloud iCloud.

Si te veproni

Hapni WhatsApp.

-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup.

-Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë.

-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.

-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”.

Zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.

Ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse Whatsapp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud.